Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 diskutoi rreth situatës politike në vend dhe protestës së opozitës.
Alimehmeti u shpreh se duhet bërë diçka patjetër pasi shteti nuk po funksionon më, të rinjtë po ikin sepse nuk shohin më shpresë në këtë vend.
Më tej Alimehmeti u shpreh se në këtë shtet nuk ka më balancë fuqish, sepse mazhoranca po merr vendime e vetme dhe deputeti i opozitës po dënohet për fjalën e lirë.
Alimehmeti:
Nuk do ndodhte gjithçka me shkop magjik, unë nuk mendoj se jetojmë në një shtet apo kohë me një përkufizim, sepse nëse shteti do ishte i drejtë nuk do kishte nevojë për revoltë por në nuk jetojmë në një shtet demokratik sepse nuk i kemi ato karakteristika sepse nuk kemi as balancë fuqie sepse mazhoranca bën çfarë do.
Këtu grupi parlamentar i PS del mbi gjykatën, pra kushtetuta ka rënë.
Po dënohet deputeti i opozitës pra fjala e lirë në këtë shtet po dënohet me burg.
Këtë demokraci s’mund ta lejojmë të bie do bëjmë diçka, si shtrihet në hartë e në kohë.
E mira s’ka fund por as e keqja s’ka fund dhe sytë duhet ti kemi ku jemi duke shkuar ne po shkojmë mbrapsht se po na ikin të rinjtë se jemi në luftë? Jo, po ikin se nuk shohin më shpresë ata po na fajësojnë ne me veprime a mos veprime, të rinjtë po ikin fëmijë s’po lindin më pra po kthehemi në një popullsi të plakur.
Ne kemi përgjegjësitë tona por kemi një detyrim për ti kthyer njerëzit, ne kemi për detyrë të mbrojmë të drejtat.
(BalkanWeb)