Mario Balotelli është në kërkim të një skuadre. Katër vite pas eksperiencës së tij të fundit në Serinë A, sulmuesi 34 vjeçar, mund të rikthehet  protagonist në Itali.

Emri i Balotellit ka përfunduar në radarët e Genoas. Sipas asaj që shkruan Repubblica, lojtari ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e ekipit nga Genoa, Gilardino, i cili ka qenë bashkëlojtarin me të në kombëtare në kohën kur përfaqësuesja drejtohej nga  Cesare Prandelli.

Balotelli në Itali ka luajtur për skuadrat e mëdha të Milanos, Inter dhe Milan, sakaq ka veshur edhe fanellat e Brescias dhe Monzës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb