Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Auzilio, të dielën pasdite ka qenë në “U Power Stadium” për të parë ndeshjen Monza-Roma, pikërisht për të vëzhguar me vëmendje të birin e Paolos dhe nipin e Çezares, dy ish-kapitenë të Milanit. Në futboll, sidomos në atë modernin, rrugët romantike ndonjëherë kryqëzohen me realitete të ndryshme. Dhe sigurisht që një profil si ai i Maldinit, lojtar krahu në sulm dhe që mund të aktivizohet si sulmues i dytë mund të bëjë komod trajnerin Simone Inzaghi. Duhet të kujtojmë që në verën e ardhshme, kampionët aktualë të Italisë do të humbasin si Arnautoviçin dhe Correan që i’u përfundon kontrata.

Lajmi është bërë i ditur nga “Sportmediaset”, por ka gjetur konfirmime edhe nga “FcInternews”, që shton gjithashtu se drejtori sportiv i Interit ka ndjekur gjithashtu edhe Varren Bondo, mesfushorin francez 21-vjeçar. Ai prej kohësh është në planet e klubit. Por sigurisht që mbiemri i Maldinit është ai që bën më shumë lajm dhe tërheq vëmendjen e tifozëve.

Nuk është rastësi që lojtari i grumbulluar për herë të parë në kombëtaren italiane është pyetur edhe për të ardhmen: Rikthim te Milani? Gjithçka është e mundur. Kështu u përgjigj 22-vjeçari që këtë vit është në pronësinë e Monzës. Por e ardhmja e Danielit mund të jetë në Milano në anën tjetër, me ngjyrat zikaltër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: