Gjashtë persona janë lënduar, përfshirë dy në gjendje serioze, pas një sulmi në qytetit Hadera, në veri të Izraelit, raporton BBC.
Policia izraelite e ka quajtur incidentin “sulm terrorist”.
Sipas mediave izraelite, i dyshuari ka qenë në një skuter, kur ka therur me thikë këmbësorët në katër lokacione të ndryshme. Ai më vonë është vrarë nga policia.
Në mesin e gjashtë viktimave, njëri është në gjendje kritike, njëri në gjendje serioze dhe katër të tjerë janë në gjendje më stabile, raporton KAN.
Hadera është rreth 40 kilometra në veri të Tel-Avivit.
Gjatë fundjavës, një police izraelite është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Beersheba, i cili sipas policisë dyshohet të jetë sulm terrorist.
Më 1 tetor, shtatë njerëz janë vrarë në një sulm me thikë dhe armë zjarri në Tel-Aviv – Hamasi tha se ishte pas sulmit.