Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se mosbindjen civile e bëjnë qytetarët.

Baçi theksoi se ajo që kanë parë qytetarët ka qenë mosbindje e Partisë Demokratike. Sipas tij, Sali Berisha problemin personal e ka kthyer në problem politik të partisë.

Agim Baçi: Jam pro idesë se flaka në disa karrige është më e vogël sesa mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Por, mosbindjen civile e bëjnë qytetarët, nuk e bëjnë partitë politike. Nuk e nis një parti politike mosbindjen civile. Pyetja është se përse qytetarët nuk e vazhduan këtë protestë.

Protestat sot nuk krahasohen as me ato të 1991. Ne pamë mosbindjen e PD.

Mosbindja është që protestuesit ulen dhe nuk çohen më, derisa të detyrojnë qeverinë të bëjë negociata. Berisha është një politikan që edhe dështimin e çon në sukses. Problemi është se problemin e tij personal e ka bërë politik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb