Elton Karaj, drejtor i arsimit në KMSH, në një intervistë në rubrikën Çështja e ditës në News 24 nga moderatori Klevin Muka komentoi hapjen e Xhamisë së Namazgjasë.

Karaj theksoi se hapja e Xhamisë së Namazgjasë është ngjarje e shënuar. Ai shtoi se objekti është i nevojshëm për myslimanët dhe se ka kapacitet 5000 njerëz.

Elton Karaj, drejtor i arsimit në KMSH: Është një ngjarje e shënuar, pasi besimtarët myslimanë e kanë kërkuar një xhami të madhe që në kohën e Ahmet Zogut. Falja kolektive e bën të nevojshme këtë kërkesë. Unë jam imam në një xhami në Tiranë dhe ditën e premte ka nevojë për ambient, ku të falen qytetarët. 5000 besimtarë mund të falen njëkohësisht në këtë xhami. Objekti ishte i nevojshëm për besimtarët myslimanë. Xhamia e Namazgjasë është pikë turistike edhe për turistët e huaj. Xhamia ka sallë konferencash, ka muze të harmonisë fetare, ka zyra. Funksioni i parë parësor do të jetë falja 5 herë në ditë, siç janë xhamitë e tjera.

Xhamia do të menaxhohet nga një kompani, që do ketë një bord dhe në krye të bordit do jetë myftiu i Tiranës. Funksionarët në xhami do të jenë të shumtë. KMSH do ta menaxhojë këtë xhami me anë të myftiut. Edhe Komuniteti Mysliman Turk do bashkëpunojë në menaxhimin e xhamisë. KMSH ka relata me shtetin shqiptar dhe jo me shtetin turk. Ne nuk kemi asnjë problem. Myftiu i Tiranës është anëtar i Kryesisë së KMSH. Nesër bëhet dorëzimi i xhamisë dhe përfaqësuesi i KMSH të jetë myftiu i Tiranës, që është dhe drejtuesi i Bordit Drejtues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb