Italia do të sfidojë në Nations League skuadrën e Belgjikës, në sfidën që do luhet të enjten në orën 20.45 në “Olimpico”. Futbollisti i axurrëve, Riccardo Calafiori, në një intervistë u shpreh se po e pret me padurim këtë ndeshje.
“Jam shumë i lumtur që luaj në Olimpico, e kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë” – tha Calafiori. Mbrojtësi 22-vjeçar ka luajtur deri më tani 6 ndeshje me Kombëtaren, ndërsa ka debutuar në qershor 2024.
(J.S/BalkanWeb)