Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, në rubrikën “Opinion” në Neës24 tha se protesta e zhvilluar të hënën pasdite ishte ajo që i duhej shqiptarëve.
Gjekmarkaj tha se në këtë protestë ishin qytetarët që morën në dorë opozitën pranë institucioneve dhe kudo që ata deshën të shkonin.
Nënkryetari demokrat tha se “nuk kemi asgjë me flamurin, vulën apo logon e PS-së, nuk kemi ndërhyrë asnjëherë që ti tjetërsohen ato, por me gjasë shqiptarët kanë menduar se kjo parti nuk është ajo e profesorëve dhe e atyre që e reformuan këtë parti, është shndërruar në një parti që është e lidhur tashmë me errësirën dhe me gjasë qytetarët tentuan që përmes molotovëve ta bëjnë dritë, qoftë edhe për 1 natë”.
Gjekmarkaj tha se opozita kishte paralajmëruar një protestë pa fjalime, çka sipas tij, do të thotë se ajo do ishte protesta e qytetarëve.
“Edi Rama do na ketë përballë në Parlament, në sheshe, në rrugë, kudo në Shqipëri. Njerëzit shprehën revoltën e tyre me mosbindje civile”, tha Gjekmarkaj.