Ambasada Britanike në Shqipëri nisi turin duke vizituar Kukësin më 8 tetor ndërsa Tropojën më 9-10 tetor. Ambasada u shpreh se gjatë turit po dëshmon partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë.

Ky tur i Ambasadës nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqëndrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës. Banorët do të mësojnë për mundësitë për të marrë pjesë aktive në këto nisma.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott tha gjatë vizitës së tij në Kukës:

“Mbrëtëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si Partnerë për Përparim.”
Si pjesë e këtij turi, Ambasada Britanike po thekson gjithashtu edhe suksesin e pesë të rinjve, të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duke treguar ndikimin pozitiv të bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Irda, 26 vjec, gazetare nga Kukësi tha:

“Të rinjtë në Shqipëri shpesh konsiderohen si të pashpresë, por është komplet e kundërta për mua. Të rinjtë shqiptarë janë punëtorë të palodhur, ata thjesht nuk e kuptojnë se më e mira është në vendin e tyre. Unë mendoj se ju mund të jeni të suksesshëm edhe këtu, duke nisur me hapa të vegjël.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb