Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të prezantojë në fund të nëntorit në Berlin kujtimet e saj me titullin “Freedom. Memories 1954 – 2021”.
Ish-liderja e Unionit Kristian-demokrat (CDU) gjerman do ta prezantojë librin në teatrin ”Deutsches” më 26 nëntor, ditën e botimit të librit, njoftoi teatri.
Aktiviteti do të jetë i hapur për publikun dhe do të moderohet nga gazetarja Anne Will. Merkel shkroi kujtimet e saj politike së bashku me këshilltaren e saj politike historike, Beate Baumann.
Sipas botuesit ”Kiepenheuer & Witsch”, libri është afërsisht 700 faqe dhe do të botohet në mbi 30 vende.
Merkel, tani 70 vjeçe, nuk kandidoi në zgjedhjet federale të vitit 2021 pasi shërbeu si kancelare për 16 vjet.
E lindur në qytetin verior gjerman të Hamburgut, ajo u rrit në ish-Gjermaninë Lindore, studioi fizikë dhe u bë politikisht aktive gjatë periudhës së trazirave politike pas rënies së Murit të Berlinit.
Ajo u zgjodh në Bundestag në vitin 1990 dhe shërbeu si ministre për Gratë dhe më vonë si ministre për Mjedisin