Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, doli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Scaloni u pyet për gatishmërinë e Lionel Messit, i cili nuk ka shumë kohë që është rikthyer në fushë nga një dëmtim.
“Leo është mirë, ai luajti disa ndeshje para se të vinte të luante për ne dhe kjo ishte ajo që i duhej. Të kishte më shumë minuta. Messi duket në formë, shpresoj që të na ndihmojë. Do të luajë”. – tha Scaloni.
(J.S/BalkanWeb)