Fabian Ruiz është rikthyer të flasë dhe një herë për mungesën e tij në listën e Spanjës për  Botërorin e Katarit.

“Do doja shumë të isha në Katar 2022, por duhet të respektosh vendimet e trajnerit. Ka shumë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet. Unë kurrë nuk e pyeta Luis Enrique-n pse nuk më çoi në atë Botëror.

Teknikët duhet të marrin vendimet e tyre. Tani e kam si trajner te PSG dhe nuk kam marrëdhënie të këqija me të, përkundrazi. Luis Enrique dhe unë kemi një marrëdhënie të mirë” – tha Ruiz. Ruiz ka luajtur deri më tani 31 ndeshje për Spanjën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb