Richard Gere nuk mundi t’i largonte duart nga gruaja e tij Alejandra Silva gjatë paraqitjes në Festivalin e Filmit të Zyrih të martën e kaluar.

Aktori 75-vjeçar ka pozuar me krahët e mbështjellë rreth Silvës, 41 vjeç dhe kokën e mbështetur në qafën e saj. Ajo u përgjigj me butësi, duke e përqafuar fort ndërsa u përkulën tek njëri-tjetri.

Dyshja kthyen kokën me elegancën teksa ecnin në tapetin e shfaqjes së “Wisdom Of Happiness”, në të cilen Gere ishte producent. Aktori zgjodhi një smoking tradicional të zi, ndërsa Silva mahniti me një fustan të bardhë që shfaqte detaje të argjendta në të gjithë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk ishte shfaqja e tyre e parë së bashku në një event të tillë. Muajin e kaluar, çifti bëri një tjetër paraqitje të rrallë në tapetin e kuq gjatë AmfAR Venecia Gala dhe gjithashtu në tubimin Armani në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Richard Gere dhe Alejandra Silva u martuan në vitin 2018 në një ceremoni private dhe më pas patën dy djem, të cilët i mbajnë larg syrit të publikut. Pas dasmës së tyre, Gere i tha revistës Hello se ndihej “njeriu më i lumtur në botë” .

“Jam i martuar me një grua të bukur, e cila është inteligjente, e ndjeshme, e përkushtuar për të ndihmuar të tjerët, me humor, e duruar, falëse, një kuzhiniere e shkëlqyer – dhe që bën sallatat më të mira në botë ”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: