Dor Peretz, lojtari i Izraelit, në konferencën para ndeshjes ndaj Francës u shpreh se në këtë periudhë lufte, futbolli për vendin e tij është në planin e dytë.
“Është shumë e vështirë të luash futboll ndërsa vendi yt është në luftë, por mbetet një privilegj.
Unë mendoj se nuk mund ta imagjinoni se sa e vështirë është situata, kur ushtarët tanë po mbrojnë vendin tonë dhe ka ende pengje. Është e vështirë, por ne e dimë se është një privilegj të luash futboll ndërsa Izraeli është në luftë dhe të japim shpresë dhe lumturi për vendin tonë. Ne jemi krenarë që jemi këtu dhe e përfaqësojmë atë” – tha ai. Izrael-Francë do të mbahet në Bozsik Arena (Budapest).
(J.S/BalkanWeb)