Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se rajoni i Evropës Juglindore mbështet në mënyrë të konsiderueshme Kievin zyrtar dhe qëndron për paqen të drejtë dhe diplomacinë e vërtetë, raporton Anadolu.
Zelenskyy, i cili qëndron për vizitë në Dubrovnik, tha se kjo është vizita e tij e parë në Kroaci, për të cilën shprehu mirënjohjen e tij. Ai theksoi se Ukraina dhe Kroacia kanë ndërtuar marrëdhënie të suksesshme strategjike që forcojnë rajonin.
“Faleminderit që më sollët në Dubrovnik, duam të përcjellim respektin që treguat për veteranët dhe luftëtarët tanë. Ajo krijon lidhje emocionale midis vendeve tona. Do të përmend 11 paketat e sigurisë që erdhën nga Kroacia, të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin e vendit tonë”, tha Zelsnkyy në konferencën për media pas Samitit Evropa Juglindore-Ukraina, i mbajtur në Dubrovnik.
Ukraina duhej të prezantojë “planin e fitores” më 12 tetor në një takim të rregullt me aleatët e saj në Ramstein të Gjermanisë, por takimi u shty për shkak të motit të keq në SHBA.
“Takimi në Ramstein, që duhej të mbahej këtë javë, u shty për shkak të një fatkeqësie natyrore në SHBA. Dhe në një situatë të tillë, ai (presidenti Joe Biden) si lider vendosi të qëndrojë në vendin e tij. Pa të, ai format nuk ka peshë të tillë”, tha Zelenskyy.
Presidenti ukrainas gjithashtu tha se samiti i sotëm konfirmoi se “rajoni mbështet në mënyrë të konsiderueshme Ukrainën dhe qëndron për paqen e drejtë dhe diplomacinë e vërtetë dhe jo vetëm për ngrirjen e rezultateve të kësaj lufte”.
“Kjo është gjithashtu e rëndësishme për brezat e ardhshëm dhe ne sigurisht duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të forcuar pozitën e Ukrainës, popullin tonë dhe për të arritur një paqe të drejtë”, tha ai.
Më tej, ai tha se vazhdimi i luftës mund ta çojë presidentin rus, Vladimir Putin, të përdorë burime të ndryshme dhe një skenar i tillë, sipas tij, mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë ruse.
Gjatë një konference për media me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, presidenti ukrainas shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar se “numri është shumë i lartë”.