Përveç muzikës së saj, Dua Lipa-s i pëlqen herë pas here të ndajë recetat e ushqimit dhe pijeve me miliona fansat e saj. Megjithatë, këtë herë pija e saj e veçantë ngriti shumë pikëpyetje.

Këngëtarja 29-vjeçare u bë virale kur zbuloi para botës recetën e saj sekrete se si i pëlqen të pijë Diet Coke.

Ylli, shtojë lëng turshije dhe kastraveca në sodën e saj.

Në një video që ajo postoi në TikTok për të ndarë kombinimin e çuditshëm që filloi, tha: “Hapi i parë, koka dietike, pastaj lëng turshi, pastaj dy turshi”. Por ajo nuk u ndal me kaq, pasi këngëtarja rrëmbeu kavanozin me katraveca turshi.”

Duke bërë pijen speciale, ajo komentoi: “ Të gjithë po më shikojnë. Zonja në sediljen e pasme thotë: “Çfarë dreqin po bën?””

Shikoni videon

@dualipaofficialWhat do we call her?

♬ original sound – Dua Lipa

Miqtë e Duas e kanë provuar pijen dhe duket se kanë pasur mendime të ndryshme. Megjithatë, vetë këngëtarja nuk ka mbetur e zhgënjyer teksa ka pirë një gllënjkë dhe duket se po shijon freskimin e saj të çuditshëm.

Dua i la fansat e saj të mahnitur nga recetë dhe njëri komentoi: “Shijet e mia do të më padisnin nëse do ta provonit këtë”.

Një tjetër komentoi: “Kjo është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë”. “Mmmm……. Kombinim interesant,” tha një person i tretë.

Një tjetër pyeti: “Dua a është kjo një shaka?”, ndërsa një person ka komentuar me një emoji fytyre të sëmurë.

Megjithatë, disa fansa shprehën habinë e tyre teksa shkruan: “ Nuk jam i sigurt se si ndihem për këtë. Por unë jam i hapur për të provuar gjëra të reja”. “ Unë pi çdo gjë që më jep Dua Lipa”, “Ok e shënuam” , “ Më duket e çuditshme por më intrigon”, ishin disa komente të tjera.

Ndërkohë, disa fansa donin ta provonin vetë pijen dhe ndanë përshtypjen e tyre pozitive: ” Uau, fantastike”, “kjo video më ndryshoi jetën”, “Ok, jam kurioz”, tha një tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: