Joselu u largua në Katar për një aventurë të re, por sulmuesi spanjoll gjithmomë gjen kohën për të folur për Real Madridin, skuadër në të cilën luajti një sezon. Joselu, në një intervistë të dhënë, doli kundër atyre që kritikojnë trajnerin Ancelotti për mënyrën e lojës së Los Blancos në këtë sezon.

“Ancelotti është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Real Madridi. Nuk mund të kritikohet për dy ose tri ndeshje. Ne e dimë se çfarë pritshmërie ka te Real Madridi” – tha Joselu.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb