Wojciech Szczesny po kalon ditët e para me fanellën e Barcelonës. Portieri polak dha një intervistë të gjatë për  Mundo Deportivo, ku u pyet se cili nga lojtarët katalanas i bëri më shumë përshtypje.

“Nëse e shikon një ndeshje live është shumë ndryshe nga ta shohësh atë në televizion.

Cubarsi ishte mbresëlënës. Pasi e pashë në TV prisja të ishte një tip mbrojtës, elegant me topin, por në fushë m’u duk si një futbollist tejet i ashpër” – tha portieri.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb