Bota e futbollit, mbi të gjitha ajo greke, është nën shok. Në mënyrë të papritur, George Baldock, mbrojtësi 31-vjeçar i Panathinaikos u ngjet i pajetë në vilën e tij në Athinë.

Alarmin e dha fillimisht bashkëshortja e tij, e cila nuk është ende rezidente në Greqi, pasi Baldock nuk po i përgjigjej thirrjeve të shumta në telefon. Në momentin kur në shtëpinë e tij shkuan forcat e rendit, Baldock u gjet i pajetë në pishinës së tij, ndërsa përkrah tij kishte dhe një shishe Vodka gjysmë të boshatisur. Autoritet lokale nuk kanë dalë ende në një përfundim të qartë, mbi shkaqet që sollën vdekjen e tij të parakohshme, por theksuan se çështja është nën hetim.

George Baldock lindi në Buckhingham në 1993, por nga viti 2022 kishte marrë edhe nënshtetësinë Greke për shkak të origjinës së gjyshes së tij. Nga 2022 u bë pjesë e përfaqësueses Greke me të cilën zhvilloi 12 ndeshje, e fundit ishte ajo kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikueseve për në “Euro2024”.

Baldock u transferua këtë verë tek ekipi i Panathinaikos, skuadër më të cilën firmosi një kontratë 3-vjeçare. Prej 7 vitesh, Baldock ishte pjesë e ekipit të Sheffield United, skuadër ku mori dhe emër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb