Trupat e Vladimir Putinit kanë shënjestruar civilët ukrainas, duke hedhur mbi ta bomba të lëshuara nga dronët, në atë që është quajtur në mënyrë të neveritshme një “safari njerëzor”.

Pamjet tmerruese të shpërndara në kanalet pro-ruse të Telegramit tregojnë dronët që ndjekin makinat e civilëve përpara se të hedhin bomba mbi to, duke i lënë ata brenda të plagosur thellë.

Një video veçanërisht tronditëse tregoi një dron duke ndjekur një makinë blu nëpër periferi të dendura në rajonin Kherson. Sapo pronari i saj hap derën, dalin qentë e tij dhe njëri prej tyre hidhet në erë e tjetri vrapon për të shpëtuar.

Momente tjera tregojnë veturat në lëvizje që dëmtohen pasi u bien bombat. Pamjet janë shpërndarë nga blogerët Z.

Pamjet janë dëshmi tjetër se si trupat ruse po kryejnë krime lufte mbi civilët ukrainas, të cilët tash e gati tre vite janë objektiv i vazhdueshëm i predhave ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: