Igli Tare, ish futbollisti i famshëm i Kombëtares, ish drejtor sportiv i Lazio-s, në një intervistë për mediat italiane, u rikthye pas në kohë duke folur për aventurën e tij në krye të ekipit kryeqytetas. Tare zbuloi disa prapaskena interesante, nga mundësia për të transferuar Kvaratskhelia dhe deri tek oferta e ardhur nga Paulo Maldini për të marrë postin e drejtorit te Milan:

“Po, në kohën e Paulo Maldinit kishte një interesim të fortë nga ana e tij për të punuar tek Milan. Për arsye të ndryshime nuk u bë e mundur, ndërsa unë vijova të punoja te Lazio, ishin në pikën më të lartë të projektit. Në atë kohë, përpara Covid, ishim pretendent për të fituar titullin në Serie A”.

Në intervistën e tij Tare zbuloi se ka qenë shumë pranë transferimit të Kvarës, përpara se talenti gjeorgjian të transferohej tek Napoli: “Ai ishte një opsion përpara se të transferohej tek Napoli. Pse nuk erdhi? Këtë nuk mund ta them, por është e vërtetë që ishte një opsion për Lazio-n”.

Në intervistën e tij, Tare foli edhe për Simone Inzaghi-n: “Inter është një nga 10 klubet më të mira në botë, nëse drejton ata do të thotë se është maksimumi i karrierës, por Inzaghi ka ende shumë kohë përpara, shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë tek Inter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb