Detaje të reja rrëqethëse mësohet për rastin e rëndë të vrasjes në Greqi të Denis Lokës, nga vëllezërit Enis dhe Aleksandros Loka.
Enis dhe Aleksandros Loka janë lënë në burg, pasi ekzekutuan kushëririn e tyre 28-vjeçar në Kypseli. Kushëriri Denis Loka dyshohet se ka abuzuar seksualisht me ta, kur ata kanë qenë fëmijë.
Vëllezërit, 19 dhe 17 vjeç kanë dalë në takim me viktimën me qëllimin e vendosur, për t’u hakmarrë, për atë që ai kishte bërë me ata, kur kishin qenë fëmijë. Familjarët e kishin këshilluar Denis Lokën që të mos shkonte në Greqi e mos të takonte kushërinjtë.
Babai i dy autorëve, që kishte telefonuar Denis Lokën ishte në dijeni për makthin që kishin përjetuar djemtë e tij. Madje, mësohet se 28-vjeçari Denis Loka i ka rrëfyer detaje të neveritshme babait të vëllezërve. Nëna e autorëve ka mësuar detaje nga krimi vetëm pas ngjarjes.
Mbi 10 persona nga rrethi familjar i viktimës dhe autorëve kishin dijeni mbi abuzimet e Denis Lokës me dy kushërinjtë e tij. Avokati ka thënë se viktima kishte shqetësuar dy vëllezërit deri vonë. Tronditja ishte e madhe, pasi dy vëllezërit që vranë 28-vjeçarin bënin jetë tepër të rregullt dhe nuk kishin pasur asnjë precedent në jetën e tyre.
(BalkanWeb)