Ndaj Çekisë, në letër duket një mision i pamundur, por i tillë ishte edhe një vit më parë, në kualifikueset e “Euro2024”, por kuqezinjtë e Sylvinho-s arritën të marrin 1 pikë në Pragë dhe 3 pikë në “Air Albania”, 4 pikë në total që praktikisht i dhuruan një biletë për në Gjermani. Edhe këtë herë është i njëjti diskutim, ndryshon vetëm formati, pasi në valle është fati i grupit Grupi B në Ligën e Kombeve.

Nuk besojnë te një sukses i mundshëm i kuqezinjve kompanitë e basteve, pasi një sukses i Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 5,50. Pavarësisht se djemtë e Sylvinho-s zbresin në fushë për rezultat maksimal, edhe një “X” do të ishte i pranueshëm, por edhe ky rezultat duket i vështirë, gjithnjë në sytë e kompanive të basteve, pasi vlerësohet me koeficientin 3,60. Republika Çeke shihet favorite absolute pasi një sukses i tyre kuotohet me 1,67.

Bastet
Bastet

Ky është vetëm një projeksion pasi historia mund të jetë ndryshe në fushë, këtë e dinë mirë edhe në radhët e Çekisë pasi kujtimet janë ende të freskëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb