Policia në Berat ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goraj. Gruaja e dhunuar ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin L. H., 46 vjeç, banues në fshatin Goraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
(Balkanweb)