Policia në Tiranë ka arrestuar 4 persona gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 20-vjeçar, pasi u kap me drogë. Gjithashtu, u arrestua një 19-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një varëse floriri në një makinë. Policia Rrugore ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi duke ecur me motor në gjendje të dehur dhe i papajisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

“Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin V. B., 20 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën 20-vjeçarit një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aksesor floriri në një automjet.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga”, njofton Policia e Tiranës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: