Zonja e Parë Emine Erdoğan u takua me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Villa 30 në Tiranë, thuhet në një njoftim të Presidencës turke.
Pasi diskutoi për vlerat e përbashkëta kulturore midis Shqipërisë dhe Turqisë, zonja Rama dhe zonja e parë Erdogan bënë një tur në vilën 30, ku bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar e informoi Emine Erdogan për historinë e saj.
Në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Zonja e Parë ka ndarë mesazhin në lidhje me takimin: “Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e nderuar të Kryeministrit të Shqipërisë. Ne diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve tona. Është besimi ynë i përbashkët se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen me vizita dypalëshe”.
Gjatë ditës së sotme Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka nisur një vizitë disa orëshe në Tiranë, e cila do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, më e madhja në rajonin e Ballkanit.