Inxhinierë ushtarakë të Koresë së Veriut po e ndihmojnë Rusinë ta sulmojë Ukrainën me raketa balistike, teksa koreano-veriorët që operojnë në zonat e pushtuara të Ukrainës tashmë janë vrarë, kanë thënë zyrtarë të lartë në Kiev dhe Seul.
Sipas zyrtarëve, dhjetëra koreano-veriorë ishin vendosur pwrkrah linjave ruse, në ekipet e sistemit tw lwshimit për raketat KN-23”, ka thënë një burim në Ukrainë për The Guardian.
Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, vitin e kaluar udhëtoi në Rusi për një samit me Vladimir Putinin, ku të dy liderët vendosën për forcimin e marrëdhënieve të tyre me një marrëveshje sekrete armësh.
Dërgesat e municioneve të Phenianit ishin të rëndësishme për t’ua mundësuar forcave ruse që të përparonin në luftën në Ukrainë këtë verë