Ekipi mbrojtës i reperit P.Diddy, akuzojnë autoritet amerikane për rrjedhje të videos në mediumin “CNN”, ku ai shihet duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Cassanda Ventura, Cassie.
Avokatët e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, kanë pretenduar se vet autoritet amerikane kanë lejuar rrjedhjen e videos së sulmit fizik, shkruan “The Guardian”.
Përmes një ankese të publikuar të mërkurën, avokatët e Combsit pretendojnë “për një sërë rrjedhjesh të autoriteteve amerikane, të cilat kanë çuar në dëmtim, si pasojë e të cilave ngjarja arriti të merrej vëmendje e jashtëzakonshme para se të fillonte gjyqi dhe se vetëm mund ta nxisë jurinë për privim të gjykimit të drejtë për Combsin”.
Prokuroria shtetërore e ka mohuar se Departamenti i Sigurisw Kombwtare i SHBA-sw ka rrjedhur videon e sulmit ndaj Venturas qw ka ndodhur nw korridorin e hotelit InterContinental në Los Angeles, e cila ishte siguruar nga mediumi “CNN” dhe u transmetua në muajin maj.
Pak pas publikimit të kësaj videoje, Combs bëri një video ku shihet duke kërkuar falje publikisht për sjelljen që kishte bërë. Atë video e publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
Kjo video është bërë dëshmia ndër kryesoret në rastin ndaj Combsit, i cili në atë kohë ishte duke u përballur me një sërë padish me akuza për dhunim, drogim, shantazh e trafikim seksual.
Ventura ishte e para që ngriti padi kundër Combsit në muajin nëntor të vitit të kaluar, e cila përfundoi me marrëveshje mes palëve.