Nga: ZONJA KATERINA
1 pako makarona
400 gr miks djathërash
1 gotë kos
1 gotë qumësht
5 kokrra vezë
2 speca gogozhare
1 pako peta
Gjalpë, vaj
Kripë, piper
Përgatitja:
1. Zieni makaronat dhe kullojini.
2. Rrihni vezët dhe përzieni me kosin, qumështin, kripën dhe piperin.
3. Shtoni makaronat dhe djathërat në këtë përzierje.
4. Pritni specat gogozhare në copa të vogla dhe shtojini në masën e përgatitur.
5. Lyeni një tavë me gjalpë dhe shtroni një shtresë me peta.
6. Hidhni gjysmën e përzierjes me makarona dhe mbulojeni me peta. Përsëritni procesin edhe një herë.
7. Lyejeni sipërfaqen me gjalpë dhe piqeni në furrë në 180°C për 30-35 minuta derisa byreku të marrë një ngjyrë të artë.