Aktori i humorit, Agron Llakaj ka folur sërish për humbjen e bashkëshortes së tij, teksa është shprehur se i mungon tmerrësisht.

Ai ishte i ftuar në “Vizioni i Pasdites” për të folur mbi shown më të ri të humorit “Papare Najt” që starton ditën e shtunë në orën 21:00 në Vizion Plus.

Gjatë intervistës aktori Agron Llakaj u përlot në momentin që u përmend emri i bashkëshortes së tij Kostandina, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë.

“Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart”, u shpreh Llakaj, ndërsa shtoi se bashkëshortja e tij do të vijojë të jetë me të në çdo moment, edhe pse jo fizikisht”, u shpreh Agron Llakaj gjatë intervistës.

Biseda e plotë

Vlerësimet më të mëdha që njerëzit kanë pasur për ty, ka qenë raporti që ke pasur për Kostandinën?

Agron Llakaj: Nuk flas dot, në këtë moment. (përlotet)

Teos dhe Brus e presin gjyshin këtë periudhë? Ke ndarë para pak ditësh një foto që ishte dhe ditëlindja, besoj se ata ty të kanë pikën më të fortë?

Agron Llakaj: Unë nuk do të doja ta cekja këtë temë, sepse e di që janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shumë të vështirë, por do të përdor më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes, edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një nënë në moshë, më tha bëhu i fortë Agron, do na bësh për të qeshur, sepse është mision. Ti duhet të jesh më i fortë në këtë mision, pasi të gjithë kemi nga një shpirt, por ti ke dy, ke dhe shpirtin e Kostandinës. Më mungon tmerrësisht, pse më futët në këtë pyetje.

Nuk dua të të pyes më shumë Goni, pasi unë e di që ti ke dhënë shumë. E përmenda pak më parë që ti gjatë kësaj kohe ke treguar lidhjen me nipërit dhe me mbesën, që është bërë një zonjushë.

Agron Llakaj: Ata janë burim motivimi, shprese. Nuk e dija që Zoti do më rezervonte këtë lloj fati, se thonë që Zoti të sprovon për të treguar se sa i fortë është njeriu, unë nuk jam kaq i fortë, nuk futem tek ajo seri e njerëzve. Dikur i thoja Kostandinës se është Agronizuar, tani kuptoj që jam Kostandinizuar. Unë duhet të marr dashurinë e atyre të vegjëlve, por dhe të rriturve. Ime bijë pati ditëlindjen më 22 gusht, dhe nuk mund t’i thoja veçse unë nënë për ty nuk mund të bëhem kurrë. Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda së qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart.

Por është mision…

Agron Llakaj: Është mision, por duke ditur që unë kam ndarë me të çdo moment, më mungon fjala e parë, kritika e parë e shokut tim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: