Hungaria do të sfidojë Holandën, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i hungarezëve, Marco Rossi e pranoi faktin se përballë do të jetë një kundërshtar i një niveli të lartë.
“Holanda është më e fortë se Gjermania. Nesër do të bëjnë gjithçka për të dominuar ndeshjen. Ne duhet të përfitojmë nga situatat ku mund t’i vëmë në vështirësi” – tha Rossi para sfidës.
(J.S/BalkanWeb)