Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ekziston nevoja për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit.

Gjatë takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, Osmani ka përmendur rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës më NATO, “duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit”.

Në takim me Kasanofin, Presidenca bëri të ditur se Osmani ka diskutuar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit më fusha të ndryshme.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e  dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: