Qeveria spanjolle thotë se “dënon fuqishëm” sulmin izraelit në selinë e UNIFIL në Naqoura, në Libanin jugor, që plagosi dy paqeruajtës.
Në një deklaratë, ajo tha se sulmet kundër operacioneve paqeruajtëse një shkelje shumë e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit. Qeveria kërkoi gjithashtu që të garantohej siguria e paqeruajtësve të UNIFIL.
Më vete, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian kritikoi gjithashtu atë që ai e përshkroi si “një vijë tjetër” që “kalohet në mënyrë të rrezikshme në Liban”.
“Ne e dënojmë këtë akt të papranueshëm, për të cilin nuk ka asnjë justifikim,” shkroi Josep Borrell në X.