Ministri i Punëve të Jashtme Hadja Lahbib thotë se një avion ushtarak belg ka evakuuar 111 persona nga Libani.

Fluturimi nga Bejruti për në Bruksel po transportonte 58 shtetas belgë dhe ata me të drejtë qëndrimi dhe 53 evropianë, tha Lahbib në një postim në X.

Shumë vende kanë kërkuar t’i largojnë qytetarët e tyre nga Libani në dy javët e fundit pasi Isreali e rriti në mënyrë drastike fushatën e bombardimeve në Liban dhe filloi sulmet tokësore.

Aeroporti i vetëm tregtar ndërkombëtar i Libanit mbetet i hapur mes kërcënimeve për bombardim nga ushtria izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: