TIRANE
Kaosi që ka shënjuar jetët e Shqipërisë dhe shqiptarëve, vjen përmes një qasjeje artistike, në ekspozitën e fundit të piktorit Gazmend Leka.
Nën titullin “Viti zero” piktori bashkon imazhe e simbolika, që herë në mënyrë të vetëdijshme e herë jo, përcjellin dhimbjet e individit ose të shoqërisë.
“Kam trajtuar tema që kanë pasur gravitet e një thyerje në shpirtin personal të njeriut dhe të një bashkësie ose një kombi siç ndodhi vjet me Abelin që ishin masakrat e serbëve në Kosovë, që ishin një tmerr”, tha Leka.
Ekspozita e kuruar nga Ermir Hoxha, përtej imazheve të tankeve, armëve, protestave, në 13 tablo në vaj dhe 30 vizatime, trajton denatyralizimin tonë në një Theatrum Mundi, ku shpesh ne jemi vetëm vegla që nuk e kapërcejmë dot, instiktin kafshëror. Viti 97, gërdeci diktatori janë disa prej ndalesave .
“Janë tema që funksionojnë në mënyrë ciknike, në Shqipëri përsëriten me një frekuencë nga 1914 e deri më sot”, tha ai.
Ekspozita e çelur në Galerinë Fab pranë Universitetit të Arteve.