Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku një autobot që transportonte karburant u përplas me një mjet bujqësor.

Drejtuesi i mjetit bujqësor, Arben Toska, arriti të hidhej nga mjeti në momentin e përplasjes, duke shpëtuar pa lëndime të rënda.

Megjithatë, drejtuesi i autobotit, Petro Piti, përfundoi në kanalin kullues pas aksidentit dhe përpjekjet për ta nxjerrë atë ishin të kota për një kohë të gjatë. Zjarrfikësit dhe mjetet bujqësore që u thirrën për ndihmë nuk arritën të ngrinin autobotin për të shpëtuar drejtuesin e tij.

Pas rreth një ore, Piti u nxor nga autoboti dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por ndodhej në gjendje kritike. Raportohet se ai humbi jetën pak më vonë për shkak të dëmtimeve të shumta nga përplasja.

Sakaq, policia ka ndërprerë qarkullimin në zonën e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb