Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar mbrëmjen e sotme historinë e Shpresa Guçit nga Durrësi, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ndërsa ajo prej 5 vitesh jeton në qiell të hapur, e moshuara jeton bashkë me dy fëmijët e braktisur nga e ëma dhe djalin e saj.
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 rezultoi për fatal Shpresën, duke e detyruar të flejë në rrugë pas dëmeve të forta në banesë.
Nga bashkia të vetmen ndihmë që mori ishte një tendë. Të tjerat mbetën vetëm premtime.
“Këta fëmijë po më ftohen dita ditës kam kaluar verën në 40 gradë. Mbesat i mbledh në një krevat, pasi gjysma e kontenierit rrjedh”, shprehet Shpresa.
Lutjet e saj për ndihmë duket se jetojnë më shumë në qiell të pastër, pa mbërritur dot në zyrat e bashkisë së Durrësit.
“Të futem në një shtëpi, goca në klas të tretë mëson jashtë. Janë ndarë 500 hyrje jo kur të vijnë votimet do ndahen. Mbase po mbushin xhepin me lekë mbase po shesin këto shtëpit me lekë”, tregon mes lotësh Shpresa.
Tenda e dhuruar nga Bashkia është grisur dhe kalbur që në dimrin e parë pas tërmetit të nëntorit 2019, ndërsa sot ajo jeton në kontienierin e dhuruar nga kisha katolike.
(BalkanWeb)