Në emisionin Open në News24 është diskutuar lidhur me vënien në funksion të xhamisë së Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e cila u inaugurua sot në praninë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.

Xhamia do të drejtohet nga një Fondacion, i cili do të ketë përfaqësuesit e KMSH dhe investitorit, në rastin konkret shtetin turk. Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja është imami i xhamisë së Namazgjasë dhe njëherazi do të jetë edhe kryetar i Fondacionit dhe Bordit që do të administrojë këtë xhami.

Publicisti Florian Arapi e pyeti nënkryetarin e KMSH, Taulant Bica, lidhur me takimin që kanë pasur me ambasadat, duke i kujtuar një takim me Presidentin izraelit.

“Ti paske në agjendë tjetër gjë, dhe ti siç duket sponsorizohesh për të bërë këtë”, tha Bica, ndërsa Arapi në replikë u shpreh “unë sponsorizohem nga xhepi im, por ti sponsorizohesh nga organizata Gulen po ke frikë ta thuash. Thuaje që je gulenist”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb