Kryeministri Edi Rama të premten do të jetë në Hungari në një vizitë zyrtare.

Rama do të takojë kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa mësohet se do të nënshkruajë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë.

Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb