Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi u kap me 2.1 kg drogë.
Përpos drogës, të riut i janë gjetur edhe mjete që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike.
“Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributed”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj, si dhe u arrestua në flagrancë 31-vjeçari që i posedonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga intaligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Distributed”.
Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
(Balkanweb)