Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria kërkoi arrest në burg me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimit, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr. Ditën e enjte u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb