Komandanti i NATO-s në Napoli, admirali Stuart B. Munsch, ka deklaruar se Aleanca ushtarake po kërkon që Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment dhe kjo çështje të jetë pjesë e dialogut.

Në një konferencë për media ai u shpreh se çështja e urës është politike dhe jo ushtarake dhe se mund të shkaktojë dëme në aspektin e sigurisë.

“Politika e NATO-s është që të mos hapet në këtë moment. Ajo do të jetë subjekt i dialogut. Është çështje politike, jo ushtarake. Kjo është për shkak të mundësisë që unë mund të shkaktoj dëm, të objekteve të pasigurta. KFOR-i mban linja të hapura Komunikimi me të gjitha forcat e sigurisë në zonë nuk kemi asnjë shqetësim për transparencën.

Siç e kam përmendur edhe më herët, KFOR-i mban një komunikim të hapur dhe transparent me organizatat e sigurisë në rajon dhe me këtë kuptojmë aktivitetet të cilat janë dhe nuk kemi asnjë shqetësim. Ne kemi disa grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, por kjo është jashtë realizmit të operacioneve dhe sigurisht kjo i takon edhe ligjzbatuesve”, tha ai, në konferencën e mbajtur pas ndërrimit të komandës së KFOR-it

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb