Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari ku zhvilloi një takim me homologun Viktor Orban.

Në një konferencë të përbashkët, Orban u shpreh se Shqipëria duhet të ishte tashmë pjesë e BE, por në proces ka pasur pengesa politike, që kanë ndikuar në vonesën e procesit.

Orban: BE të mirëpresë vende te  Ballkanit sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne.

Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme. Duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte tashmë pjesë. Po shohim pengesa politike që janë të vështira për tu tejkaluar. Kemi pasur sukses sepse javën e ardhshme do të kemi konferencën ndërqeveritare ku do të hapet grup kapitulli i parë. Shumë kompani hungareze operojnë në Shqipëri dhe kanë sukses.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb