Julian Hodaj dhe Ilda Zhulali debatuan në studion e News24 lidhur me kreditë e buta.

Zhulali, këshilltare e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se në Tiranë nuk arrin dot të blesh një shtëpi, ndërsa tha se duhet të jesh i lidhur me krimin dhe drogën për të arritur blerjen e një banese.

Zhulali tha se nuk është kundër kredive të buta, edhe pse në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Tiranës, opozita nuk votoi, për shkak të asaj që e konsideron si “mosbindje civile”.

Ndërsa Hodaj në replikë me Zhulalin tha “ju po i thoni qytetarëve që votojnë Kryebashkiakun me 160 mijë vota dhe 132 mijë votuesve që janë të lidhur me krimin dhe drogën?”.

Hodaj tha se në mbledhjen e fundit këshilltarët e opozitës nuk votuan për kreditë e buta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb