Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave në Itali i kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre në grevë gjatë fundjavës 12-13 tetor dhe mund të ketë ndërprerje të mëdha në trafikun hekurudhor, njoftoi kompania hekurudhore Ferovie dello Stato (FS).
Greva e sindikatës së hekurudhave do të zgjasë nga e shtuna në ora 21:00 deri të dielën në mbrëmje në të njëjtën kohë, shkruan Ansa.
Greva, deklaroi FS, “mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në trafikun hekurudhor dhe të çojë në anulimin e plotë ose të pjesshëm të trenave Freche (trenat me shpejtësi të lartë), trenat ndërqytetës dhe rajonalë Trenitalia”.