Bruno Fernandes, në një intervistë për mediat nga grumbullimi i kombëtares, foli për situatën që po kalon United, e cila nuk është aspak e ngjashme me atë të Portugalisë.

“Nuk është një moment pozitiv te United, nuk po fitojmë. Te kombëtarja situata është krejtësisht ndryshe, po ndihem komod dhe po shijoj futbollin tim. Pastaj jam në vendin tim, flas gjuhën time dhe e gjithë kjo më ndikon psikologjikisht. Pavarësisht klubit apo kombëtares, dëshira dhe dinamika ime nuk ndryshojnë kurrë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb