I pranishëm në Festivalin Sportiv që po zhvillohet aktualisht në Trento, ish-futbollisti, trajneri dhe menaxheri Leonardo, foli për aktualitetin e futbollit italian (dhe jo vetëm) në mikrofonat e gazetarëve të pranishëm. Teksa ai preku shumë tema, natyrshëm nuk mund të mungonte as favoritët e këtij sezoni sa i takon Scudettos:

“Kampionati italian është aq i vështirë dhe i hapur për kaq shumë skuadra sa që sot është vërtet e vështirë të thuash se kush mund të jetë me të vërtetë favorit. Interi është ekipi kampion, kjo sigurisht që ka rëndësi. Duke qenë se ka një vazhdimësi prej shumë vitesh me të njëjtin trajner, të njëjtët lojtarë, të njëjtin projekt dhe kjo sigurisht që i jep stabilitet, më pas Napoli po tregon se po rritet, një shtysë e rëndësishme mund të vijë nga Conte, i cili është një motivues. Unë e shoh Milanin akoma në vështirësi, ata po kërkojnë një identitet të ri me disa probleme.

Duke folur për mungesë identiteti, a mund të jetë Morata lideri i kësaj skuadre të Milanit që ka nevojë për një personalitet të fortë në fushë? “Unë mendoj se ai tashmë është, edhe nëse ka ardhur së fundmi, ai e njeh Italinë dhe vjen nga një kampionat evropian i fituar si kapiten, kështu që sigurisht me forcën për të qenë në gjendje të jetë një lider dhe ai tashmë po e dëshmon”.

A është Fonseca njeriu i duhur për Milanin? “Kush jam unë që të them… Ai sapo ka filluar dhe të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë, duket e parëndësishme, por është kështu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: