Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, theksoi mbështetjen për Ukrainën në bisedën e tij telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës me shkrim të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rutte.
Në bisedë Austin diskutoi mbi prioritetet e SHBA-së për NATO-n dhe takimin e ardhshëm të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Austin u ndal në çështjet për vazhdimin e forcimit të përpjekjeve për parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimin e bazës të industrisë së mbrojtjes transatlantike.
Austin dhe Rutte u shprehën se përpjekjet e NATO-s për të mbështetur Ukrainën do të krijojnë një urë për “anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO”.
Gjithashtu Austin dhe Rutte vendosën theksin mbi destabilitetin që vazhdon në Lindjen e Mesme dhe shprehën vendosmërinë e NATO-s për të vazhduar misionin për ndërtimin e kapacitetit në Irak.