Të paktën 20 punonjës të një miniere qymyri në Pakistan u vranë si pasojë e një sulmi nga persona të armatosur në provincën e Balokistanit, në jugperëndim të vendit.

Agresorët sulmuan vendin ku flinin punëtorët në minierat e kompanisë së qymyrit Junaid në qarkun Duki, për motive ende të paqarta, teksa 6 persona të tjerë po marrin ndihmë në spital.

Punëtorët u sulmuan me armë të rënda, duke përfshirë raketahedhës dhe granata, tha policia, ndërsa një i mbijetuar përshkroi se kishte parë dhe një dron.

Policia konfirmoi se katër nga viktimat ishin afganë, ndërsa pjesa tjetër e burrave ishin nga zonat pashtofolëse të Balochistanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: