Një makinë ra në një gropë të madhe që u shfaq papritur në një rrugë në Bukuresht, e cila u shemb pasi dyshohet se nuk ka përballuar dot peshën e automjeteve sipër.

Rruga me kalldrëm u shemb papritur në zonën Orhideelor ​​të Sektorit 6 të kryeqytetit rumun. Pamjet tregojnë momentin kur vetura “gëlltitet” nga asfalti i hapur teksa në  rrugë kalon një kamion i mbledhjes së mbeturinave.

Raportohet se në automjetin e dëmtuar ndodhej një grua 43-vjeçare dhe fëmija i saj i mitur, vetëm 5 vjeç.

Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, ndërsa autoritetet kanë siguruar zonën duke ndaluar qarkullimin e mjeteve deri në sigurimin e perimetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb